Zgjerohet harta Drenasi shënon rastin e parë me COVID19

Komuna e Drenasit ka shënuar rastin e parë me koronavirus, duke e dërguar kështu në 165 numrin e të prekurve në Kosovë.

Ndërkohë që kjo komunë sot njoftoi 117 persona janë vetizoluar ndërsa prej tyre 3 janë para përfundimit të vetizolimit. Sipas tyre, asnjëri prej tyre nuk ka shfaqur shenja klinike të Covid19.

Në anën tjetër, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi minuta më parë se nga testimet e bëra sot kanë rezultuar 20 raste pozitive me coronavirus.

Po ashtu bëhet e ditur që një pacient është shëruar derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri me sot është njëzet e katër (24).

Rastet pozitive janë raste kontakti, pesëmbëdhjetë (15) prej të cilave janë me vendbanim në Banjë -Malishevë, dy (2 ) me vendbanim në Malishevë, një (1) me vendbanim në Bllace-Suharekë, një (1) me vendbanim në Drenas dhe një (1) me vendbanim në Prishtinë.