Presidenti afgan, Ashraf Ghani/rel/

Zgjedhjet presidenciale në Afganistan, rizgjidhet presidenti aktual

Presidenti aktual i Afganistanit, Ashraf Ghani, është rizgjedhur edhe për një mandat.

Kështu tregojnë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve presidenciale të 28 shtatorit të shpallura sot nga Komisioni i Pavarur Zgjedhor.

Siç raporton AFP, këto rezultate tashmë janë kontestuar nga rivali kryesor i presidentit, Abdullah Abdullah.

“Komisioni Zgjedhor e shpall z. Ashraf Ghani, i cili ka fituar 50,64% të vota, president të Afganistan”, ka deklaruar Hawa Alam Nuristani, kryetare e Komisionit të Pavarur Zgjedhor, në një konferencë për shtyp.

“Zoti i ndihmoftë për t’i shërbyer popullit të Afganistanit… Lutem po ashtu që paqja të vijë në vendin tonë”, ka shtuar Nuristani, raporton AFP.