Zgjedhjet për president të FShF-së shtyhen për 15 mars

Sot gjatë ditës është mbajtur Asambleja e Përgjithshme për zgjedhjen e Kryetarit të ri të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Por në këtë mbledhje është marrë vendim që zgjedhja e kryetarit të ri të FShF-së të shtyhet për datën 15 mars.

Rreth një muaj më parë Gjykata e Tiranës pezulloi zgjedhjet për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Gjykata e Tiranës i kishe dhënë të drejtë Bashkisë së Tiranës, në padinë që ky institucion, në cilësinë e aksionarit në Klubin e Futbollit Tirana, e kishte ngritur kundër kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka.

Ndërsa Gjykata e Tiranës disa ditë më parë pezulloi nga detyra kryetarin aktual, Armand Duka.

Për Armando Dukën, Prokuroria ka kërkuar ndalimin e përkohshëm të ushtrimit të detyrës si person nën hetim i dyshuar për shpërdorim detyre.

Po i njëjti vendim është marrë dhe për Sekretarin e Përgjithshëm, Ilir Shulkun. Ndërkohë, pezullimi i anëtarit të Komisionit të Verifikimit, Koço Kokëdhimës është refuzuar.