Hand putting voting bulletin in box. Vote, choice, president flat vector illustration. Democracy and election concept for banner, website design or landing web page

Zgjedhjet parlamentare në Suedi - rezultat tejet i ngushtë mes së majtës dhe të djathtës

Rezultati i zgjedhjeve në Suedi ishte tejet i ngushtë për të shpallur në mbrëmjen e së dielës.

Sondazhet e daljes në fillim parashikuan fitore për koalicionin aktual të krahut të majtë, por rezultatet më vonë sugjeruan se blloku i krahut të djathtë mund të fitonte me një rezultat të ngushtë.

Emigracioni dhe krimi ishin çështjet kryesore në fushatë, dhe Demokratët e Suedisë së ekstremit të djathtë duket se do të bëhen partia e dytë më e madhe.

Mund të ndodhë që deri të mërkurën të numërohen të gjitha votat, duke përfshirë votat postare dhe ato paraprake, gjatë ditëve të ardhshme.

Menjëherë pas mbylljes së votimeve, një sondazh i hershëm i daljes nga transmetuesi publik suedez sugjeroi se koalicioni i zonjës Andersson prej katër partive të krahut të majtë do të shënonte një fitore të ngushtë, me 49.8% të votave krahasuar me 49.2%.

Megjithatë, festimet e koalicionit të majtë ishin ndoshta të parakohshme, pasi rezultatet e pjesshme të mëvonshme e vendosën grupin e krahut të djathtë në përparësi, me 176 nga 349 vende të parashikuara të ulësëve në parlament pasi u numëruan 94% e zonave zgjedhore.

Cilido qoftë rezultati, Demokratët e Suedisë së ekstremit të djathtë kanë bërë fitime të konsiderueshme, duke u bërë partia e dytë më e madhe e vendit pas Social Demokratëve.

Megjithatë, udhëheqësi i saj, Jimmie Akesson, nuk ka gjasa të bëhet kryeministër edhe nëse blloku i krahut të djathtë fiton numrin më të madh të vendeve. Në vend të kësaj, kreu i Partisë së Moderuar, Ulf Kristersson, ka të ngjarë të marrë atë rol, me demokratët suedezë që shpresojnë të bëhen pjesë e qeverisë së tij.

Media suedeze e ka përshkruar prej javësh garën elektorale si jashtëzakonsiht të ngushtë midis blloqeve politike të majta dhe të djathta të vendit karakterizuar me një fushate të nxehtë dhe shpesh të shëmtuar zgjedhore.

Sondazhi i parë i daljes sugjeroi se mund të ketë një histori tjetër, me një shumicë të vogël për të majtën. Por e djathta fitoi terren ndërkohë që rezultatet u futën dhe së shpejti tregimi shumë i afërt u kthye.

Pavarësisht nëse do të ketë një qeveri të re të krahut të djathtë apo jo, ajo që është e qartë është se demokratët nacionalistë të Suedisë kanë bërë një ndikim të madh.

Jo vetëm në tërheqjen e votuesëve nga të gjitha anët e spektrit, por edhe për ndikimin në politikë në përgjithësi, me integrimin dhe krimin që kapërcejnë çështje të mëdha globale, duke përfshirë koston e jetesës, energjinë dhe krizën klimatike./BBC

Përgatiti: Nuhi Shala