Zgjedhjet në Tuz, Nik Gjeloshaj fiton mandatin, shqiptarët nisin festën

Nik Gjeloshaj dhe koalicioni “Forumi Shqiptar” merr 18 mandate dhe zyrtarisht fiton të drejtën edhe për kryetarin e komunës së Tuzit.

Tani shqiptarët nisin festën nën ngjyrat kuqezi. Pamjet nga festa mund t’i ndiqni këtu.

Ditën e sotme në Tuz të Malit të Zi, komunë me shumicë shqiptare, u mbajtën zgjedhjet vendore ku garuan katër koalicione dhe tre forca politike të pavarura.

Këto janë zgjedhjet e dyta, pasi komuna fitoi pavarësinënga Podgorica, katër vite më parë. Nik Gjeloshaj, mori mandatin e dytë me koalicionin “Forumi Shqiptar, Bashkim e Zhvillim”. Ai ka mbledhur pjesën më të madhe të forcave politike shqiptare në Mal të Zi.

Këto zgjedhje ishin si shumë të rëndësishme në komunën që mbizotërohet nga shqiptarët për shkak edhe të klimës jo fort të mirë kohët e fundit dhe trysnisë anti-shqiptare.

Për këtë, nga Amerika, mbërritën me qindra shqiptarë, vetëm për të marrë pjesë në votime.  /top-channel.