Zgjedhjet në Tërnoc do të mbahen për herë të katërt, gjykata vendos në favor të Kamberit

Për 12 vota, kreytari i koalicionit i Shqiptarëve të Luginës, Shaip Kamberi nuk ka arritur që të marrë ulëse në Kuvendin e Serbisë.

Por, zgjedhjet në Tërnoc do të mbahen sërish, pas ankesës që kanë ushtruar për anulimin e votave dhe ripërtëritjen e votimit.

Këtë për KALLXO.com e ka bërë të ditur kryetari i këtij koalicioni, Shaip Kamberi, i cili tha se Gjykata Administrative vendosi në favor të ankesës së tyre.

“Po, para 15 minutave u konfirmua nga Gjykata Administrative: Tërnoci shkon në rivotim sipas ankesës tonë”, ka thënë Kamberi.

Kandidatit për deputet, Shaip Kamberi, i duhen gjithsej 610 vota.

Tashmë është hera e katërt me radhë që do të mbahen zgjedhjet në Tërnoc, pas ankesave për anulim të votave.

Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës, që përbëhet nga Partia për Veprim Demokratik bashkë me Partinë Demokratike dhe Lëvizjen e Progresit Demokratik mori 9,644 vota të cilat nuk ia dhanë një mandat shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë.

Kamberi kërkon përsëritjen e zgjedhjeve në Luginë të Preshevës