Zgjedhjet në ShBA, Albin Kurti pozicionohet, përkrahë Joe Biden

Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ftuar shqiptarët që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ta votojnë Joe Biden për president në zgjedhjet presidenciale.

Ai përmes një video-mesazhi në Facebook, ka thënë se një votë për Biden, është një votë për të përforcuar vlerat e përbashkëta të drejtësisë, lirisë, vetëvendosjes dhe mundësive për të gjithë.

Thirrje për mbështetje të Joe Biden për President të ShBA-së A call for support of Joe Biden for President of the USA

Thirrje për mbështetje të Joe Biden për President të ShBA-sëA call for support of Joe Biden for President of the USA

Publiée par Albin Kurti sur Vendredi 16 octobre 2020

“Që nga vitet e 90-ta, Joe Biden është një mbështetës i palëkundur i shqiptarëve në Ballkan. Ishte ndër të parët që denoncoi fashizmin serb në epokën e Millosheviqit; që bëri thirrje për ndërhyrje amerikane në Bosnjë, dhe më pas në Kosovë, që kërkoi ndjekjen penale të kriminelëve serbë të luftës; dhe që mbështeti pavarësinë dhe njohjen e Republikës së Kosovës”, ka thënë Kurti.

Kurti tutje ka deklaruar se shqiptarët kanë vetëm një mik të vërtetë dhe një aleat të dëshmuar, sipas tij, ai është Joe Biden nga Partia Demokratike.

Deri më tash, nuk ka qenë praktikë që liderët në Kosovë të pozicionohen për ndonjë kandidat në zgjedhjet e SHBA-së.

Zgjedhjet në SHBA do të mbahen më 3 nëntor.