Zgjedhjet në Podujevë nën panikun nga coronavirusi - Naser Ramadani: Janë marrë të gjitha masat

Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Naser Ramadani, ka folur për procesin e nesërm të zgjedhjeve për kryetar komune në Podujevë.

Ndonëse vendi është duke u përballur me konfirmimet e para pozitive me coronavirus, KQZ ka vendosur që të mbahen zgjedhjet e nesërme në Podujevë.

Naser Ramadani nga Instituti i Shëndetit Publik thotë se ata i kanë dhënë udhëzuesit e nevojshëm KQZ-së.

“Procesi i zgjedhjeve në Podujevë ka qenë i parapara më herët dhe kanë mundur të ndërpriten në çdo moment po qe se kishte ekzistuar rreziku i përhapjes së sëmundjes COVID 19. Deri më sot, asnjë indikator nuk na ka lajmëruar se në Podujevë nesër ka rrezik për shfaqjen e sëmundjes”, tha Ramadani në konferencë për media.

“Të gjitha masat janë marrë. KQZ-së u janë dërguar udhëzuesit e posaçëm se si të mbrohen”, tha në mes tjerash Ramadani.

“Të dielën jemi të bindur dhe i kemi dhënë rekomandime KQZ-së se në secilin vendvotim, të mbajnë distancë 2 metra, pa shkaktuar ndonjë grumbullim të madh. Dhe 2 metra larg njëri tjetrit ne garantojmë se s’ka përhapje të sëmundjes”, tha tutje Ramadani.

Konfirmohet rasti i tretë me coronavirus në Kosovë

.