Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, Albin Kurti mbështet Ziadin Selën

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është deklaruar për zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut, tri ditë para mbajtjes së tyre, duke thënë se është përcaktuar që ta mbështesë Koalicionin e Aleancës së Ziadin Selës dhe Afrim Gashit.

Në një postim të Lëvizjes Vetëvendosje në Facebook, ish-kryeministri Kurti ka dalë në mbështetje të plotë të këtyre dy subjekteve politike, ndërsa ka kritikuar partitë tjera, të cilat i ka quajtur të vjetruara.

“Prandaj, po më pëlqen që të gjithë po përshëndesni, bashkë me miqtë e mi, Zijadin Selën e Afrim Gashin, duke zgjatur pesë gishtat e dorës. E di se e bëni këtë që t´ua kujtoni votuesve numrin pesë, që është numri juaj për zgjedhjet. Le të shpresojmë që kjo dora juaj përshëndetëse të jetë dora e mbarë, të jetë koha për një dorë shqiptare, që punon, që i zgjatet miqësisht kujtdo që dëshiron bashkëpunim me drejtësi, e që i ndal padrejtësitë”, ka shkruar Kurti./21Media