Ilustrim

Zgjedhjet në katër komunat në veri të Kosovës, KQZ nesër rekomandon akreditimin e vëzhguesve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nëser pritet të mbajë mbledhjen e radhës, ku në fokus do jetë procesi për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të komunave Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Në rend të ditës për këtë mbedhje janë keto pika:

-Rekomandimi për akreditim të vëzhguesve për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të Komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, si dhe për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendet e Komunave: Zveçan dhe Leposaviq,

-Raportet e Këshillave të KQZ-së,

-Shqyrtimi dhe miratimi i dizajnit të vulës së fletëvotimit për zgjedhjet për Kryetar Komune në Mitrovicë të Veriut, Zubin Potok, Leposaviç dhe Zveçan të datës 23 prill,

-Shqyrtimi dhe miratimi i Planit Operacional të Veprimit për Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për Kryetar Komune në Mitrovicë të Veriut, Zubin Potok, Leposaviç dhe Zveçan të datës 23 prill,

-Shqyrtimi dhe miratimi i plotësim/ndryshimeve të përbërjes së KVV-ve, për komunat Zubin Potok dhe Zveçan, për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar Komune në Zubin Potok, Zveçan të datës 23 prill 2023.

Në stacionet policore në veri të Kosovës sot ka nisur vendosja e kontejnerëve të cilët do të përdoren si vendvotime për procesin zgjedhor i cili do të zhvillohet këtë të diel.

Këto zgjedhje janë bojkotuar nga partia më e madhe e serbëve në Kosovë, Lista Serbe.

QUINT-i nuk ndërron qëndrim për mbajtjen e zgjedhjeve në veri