Zgjedhjet në Federatën Shqiptare të Futbollit, zyrtarë të UEFA-s monitorojnë procesin

Sikurse në Kosovë dhe në Shqipëri pritet të që zgjedhet kryetari i ri i Federatës së Futbollit.

Nesër, më 15 mars është paraparë që të mbahet Asambleja e përgjithshme e Federatës së Futbollit të Shqipërisë, ku prezent pritet të jenë edhe zyrtarë të UEFA-s.

Këtë e ka konfirmuar edhe vetë Federata e Futbollit të Shqipërisë.

“Janë konfirmuar emrat e delegacioneve të UEFA-s e FIFA-s si edhe personaliteteve të futbollit evropian, të cilët do të marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore të FSHF, që zhvillohet më datë 15 mars 2022.Nga UEFA të pranishëm në punimet e Asamblesë do të jenë anëtari i Komitetit Ekzekutiv, Zbignieë Boniek, njëkohësisht edhe një nga Zv.Presidentët e UEFA-s, si edhe dy zyrtarët, Thierry Favre dhe Luca Nicola. Ndërsa FIFA do të jetë e përfaqësuar në Asamble nga dy zyrtarët e lartë, Nodar Akhalkatsi dhe Sofia Malizia”, thuhet në njoftimin e FSHF-së.

Po ashtu sipas njoftimit në këtë asamble pritet të marrë pjesë edhe Agim Ademi,. kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës dhe Muamed Sejdini, kryetar i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Këto zgjedhje priteshin të mbaheshin më 2 mars, por që në mbledhje ishte vendosur që kjo asamble të shtyhej për 15 mars.

Rreth një muaj më parë Gjykata e Tiranës pezulloi zgjedhjet për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Gjykata e Tiranës i kishe dhënë të drejtë Bashkisë së Tiranës, në padinë që ky institucion, në cilësinë e aksionarit në Klubin e Futbollit Tirana, e kishte ngritur kundër kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka.

Ndërsa Gjykata e Tiranës disa ditë më parë pezulloi nga detyra kryetarin aktual, Armand Duka.

Për Armando Dukën, Prokuroria ka kërkuar ndalimin e përkohshëm të ushtrimit të detyrës si person nën hetim i dyshuar për shpërdorim detyre.