Zgjedhjet lokale në Francë: Të Gjelbrit fitojnë në rrethin e dytë

Partia e Gjelbër dhe aleatët e saj të krahut të majtë në Francë arritën një fitore të madhe në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Lyon, Strasburg, Bordeaux dhe Besançon të gjithë votuan për këtë parti në një natë të keqe për presidentin Emmanuel Macron, raporton BBC.

Partia e tij e qendrës LREM, që ka përkrahje më të vogël në nivelin lokal sesa kombëtar, dështoi të fitojë në ndonjë nga qytetet e mëdha.

Votuesve iu kërkua të bartin maskë si masë për parandalimin e përhapjes së coronavirusit dhe rezuultoi me pjesëmarrje të ulët.

Vetëm 40% e elektoratit mori pjesë në zgjedhje të dielën. Një zyrtar i Pallatit të Elysees tha se Macron ka shprehur “shqetësim” për numrin e vogël.

Rundi i parë i zgjedhjeve ishte mbajtur dy ditë para se qeveria të deklaronte izolimin më 17 mars.

Kurse rundi i dytë, që parashihej të mbahej një javë më vonë, u shty deri të dielën e fundit të qershorit.

Gazeta e qendrës së majtë ‘Le Monde’ tha se kjo parti tani është “një forcë opozitare e madhe” për presidentin Macron.

Kandidatet gra për kryetare tani janë duke prirë në gjysmën prej 10 qyteteve më të mëdha të Francës, një rekord ky për shtetin.

Ishte gjithashtu një natë e sukseshme për partinë e djathtë të Marine Le Pen, ku një prej kandidatëve mori qytetin Perpignan në jug- qyteti më i madh që kjo parti nuk e ka marrë që nga viti 1990.