Zgjedhjet, arrestohet një person në Prizren

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në Prizren. I njëjti dyshohet se ka cenuar fshehtësinë e votës.

“Një person është shoqëruar në Polici për cenimin e fshehtësisë së votës, me rastin janë duke u marrë hetuesit rajonal. Rasti ka ndodhur në shkollën Avdyl Frashëri”, ka thënë Vesel Gashi, zëdhënës i Policisë në Prizren.