Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Foto: Ibrahim Berisha, Radio Evropa e Lirë

Zgjedhjet 2025- Nis afati për certifikimin e partive dhe dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se periudha për aplikim të subjekteve politike për certifikim dhe dorëzim të listave të kandidatëve për deputetë për Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës që do të mbahen më 09.02.2024, do të jetë e hapur nga data 01.09.2024 deri më 11.12.2024.

Kështu është bërë e ditur permes një komunikate për media të lëshuar nga KQZ, më 02.09.2024.

Sipas KQZ-së gjatë kësaj periudhe 102 ditore, kërkesat për certifikim nga subjektet politike duhet të dorëzohen në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, përkatësisht në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontroll Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSO), gjatë orarit të punës, nga ora 08:00 deri në orën 16:00.

“Gjithashtu, gjatë kësaj kohe, subjektet politike (partitë politike, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur) duhet të dorëzojnë listën e kandidatëve për deputetë”- thuhet në njoftimin për media të KQZ-së.

Numri i votuesve të rinj që do të votojnë për herë të parë në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës më 9 shkurt 2025 është 209,878 votues, u njoftua në mbledhje.47 mijë është numri i votuesve nga diaspora që do të mund të votojnë në 22 shtete, në 35 qendra të votimit, me gjithsej 47 vendvotime.

Procesi zgjedhor do të nisë nga ora ora 07:00 deri në orën 19:00, sipas orës lokale të vendit përkatës dhe do të zhvillohet në 22 shtete të botës në të cilat Kosova ka përfaqësi diplomatike.

Presidentja Vjosa Osmani ka caktuar 9 shkurtin 2025 si datë për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare.