Zgjedhja e Presidentit: Thaçi 'i gatshëm ta duartrokasë' fundin e tij në politikë (VIDEO)

Presidenti Hashim Thaçi në konferencën e fundvitit me gazetarë foli edhe për zgjedhjet dhe krijimin e Qeverisë së re.

Sipas tij, është përgjegjësi e fituesit të zgjedhjeve që të zgjedhë partnerët.

Fituesi i zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje bashkë me të dytët e zgjedhjeve LDK-në, janë duke diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit për krijimin e Qeverisë.

Në marrëveshjen e mundshme për koalicion, pritet të hyjë edhe pozita e presidentit të vendit, që tani udhëhiqet nga Hashim Thaçi.

Pozita që po e mban qeverinë e re të paformuar, sot mbahet nga Hashim Thaci. Mirëpo ai thotë se një marrëveshje për një president të ri, ai vetëm do ta duartrokiste.

“Një marrëveshje për President që e bëjnë spektri politik, unë vetëm do ta duartrokas”, tha Thaçi në konferencë për media.

Në të kaluarën, Presidenti Thaçi kishte thënë se do të mbetet në skënen politike vec nëse do të jetë president, dhe jo në ndonjë pozicion tjetër.

Në rast se LDK dhe LVV do të merreshin vesh për pozitën e presidentit, Thaçi i bie se do ta duartrokiste “fundin” e tij në politikë.

“Për mua është më se e qartë që angazhimi im politik në jetën institucionale nuk do te ketë rikthim në procese që i kam kaluar, as në udhëheqjen e partisë apo në përbërje të parlamentit e as në ndonjë pozicion të qeverive të ardhshme të Kosovës”, kishte thënë Thaçi 2 vite më herët në një konferencë të ngjashme të fundvitit.

Ai madje kishte deklaruar se rruga e tij e vetme politike është në postin e Presidentin, në të kundërtën qytetarët do të mbeteshin pa Hashim Thaçin në skenën politike.

“E vetmja rrugë e angazhimit tim politik është këtu ku jam, në Presidencë, apo edhe mundësia e garës që presidenti të zgjidhet drejtpërdrejt nga qytetarët, nëse jo atëherë mbeteni pa mua në skenën politike”, kishte thënë në mes tjerash Presidenti Thaçi.

Ja Marrëveshja e Plotë PDK- LDK (Dokument)