Zgjedhet nënkryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës

Kuvendi i Odës së Avokatëve të Kosovës pas zgjedhjes së kryetarit të ri, zgjodhi edhe nënkryetarin e Odës.

Në kuvendin e sotëm zgjedhor, delegatët e Odës me vota të fshehta e zgjodhën Naim Rudarin si nënkryetar të Odës.

Naim Rudari mori shumicën e votave, duke lënë kështu prapa në garë kundërkandidatët Afrim Salihu, Admir Salihu, Naim Aliu dhe Musa Dragusha.

Pas votimit te fshehtë, delegatët e Odës e zgjodhën Xhevdet Halilin, anëtar të jashtëm për Këshill drejtues të Odës së Avokatëve tw Kosovës.

Në kuvendin e ditës së sotme, delegatët e OAK-së e përzgjodhën edhe kryetarin e ri të Odës.

Me shumicë votash Behar Ejupi është zgjedhur kryetari i ri i OAK-së.

Kryetari i ri i OAK-së ka mandat katër vjeçar.

Deri më tani kryetar i OAK-së ishte Osman Havolli, i cili tashmë pas përfundimit të mandadit do të pasohet nga Behar Ejupi.

 

 

 

 

Oda e Avokatëve të Kosovës bëhet me kryetar të ri