Zgjedhet kandidatja e parë në bordin e KOSTT-it

Në mbledhjen e Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e drejtorëve të Bordit të NP KOSTT-it nga radhët e komuniteteve jo shumicë dhe kuotës gjinore, nga dy kandidatët për NP KOSTT-I,  sipas kuotës gjinore, Ajrina Gashi Hamdiu është votuar me 57 vota, ndërsa për kandidatin e dytë do të votohet përsëri.

Pjesë e raundit të dytë të këtij votimi do të jenë Gjyldane Kiqnari dhe Lejla Simnica.

Ndërsa, për përzgjedhjen e një anëtari për KOSTT nga radhët e komuniteteve jo shumicë nuk është zgjedhur asnjë kandidat, për shkak se nuk kanë mundur ti marrin shumicën e votave. Prandaj ky konkurs do të përsëritet.