Zgjedhen dy drejtorë të bordit të KOSTT-it

Kuvendi i Kosovës i ka zgjedhurë vetëm dy drejtorë të bordit të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut, (KOSTT). Për herë të parë, Kuvendi i Kosovës ka votuar ndarasë për kandidatët burra dhe gratë, në mënyrë që të sigurohet barazia gjinore në bordë.

Në borë është zgjedhur, Jeton Mehmeti që ka marrë 63 vota të deputetëve. Mehmeti nga komisioni vlerësues ishte vlerësuar me 29 pikë nga 30 sa ishte totali, duke u renditur i dyti në mesin e kandidatëve të intervistuar. Kurse, drejtor i bordit është zgjedh edhe Arben Dodaj me 56 vota të deputetëve. Dodaj ishte i 11-ti në listën e kandidatëve pas intervistimit, duke marrë vetëm 21 pikë.

Kandidatët e tjerë nuk kishin arritur të marrin vota të mjaftueshme të deputetëve për tu zgjedhur. Sipas procedurës për pozitën e tretë për anëtar të Bordit nga kandidatët burra, po përsëritet votimi. Nebih Zariqi me 42 vota dhe Kushtrim Krasniqi me 21 vota, shkojnë në rivotim për pozitën e tretë.

Kurse, asnjëra nga kandidatet nuk ka arritur t’i fitoj votat e mjaftueshme. Ajrina Gashi Hamdiu mori 48 vota të deputetëve, Saranda Sadriu Mehmeti 37 vota, Pranvera Dobruna Kryeziu 32 vota dhe Hyrmet Mydyti 36 vota.

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci tha se do të rishpallet konkursi për pozitat e lira për gra në bordin e KOSTT-it.

Doruntinë Maloku Kastrati, ka lexuar  12 emrat të cilët do të votohen në Kuvend, për tu zgjedhur kryesues dhe anëtar të Bordit të Drejtorëve të ndërmarrjes KOSTT.

“Kushtrim Krasniqi, Jeon Mehmeti, Ali Hamiti, Nebih Zariqi, Pranvera Dobruna Krzeyiu, Saranda Sadriu Mehmeti, Xhavit Buzhala, Ibrahim Krasniqi, Xhelosh Vataj dhe Ajrina Gashi Hamdiu, Arben Dodaj dhe Hyrmet Mydyti”, tha ajo.

Sipas Malokut kryesues do të jetë kandidati me më shumë vota.

Maloku tha se Kuvendi i rekomandon qeverisë të shpall konkurs edhe për një drejtor të Bordit të ndërmarrjes KOSTT për të plotësu pozitën vakante për përfaqësuesin jo shumicë.

“Një nga drejtor për ndërmarrje publike duhet të jetë nga komuniteti jo shumicë. Komisioni vendosi t’i rekomandoj Kuvendit që të kërkoj nga qeveria të rishpall konkursin për një pozitë sepse kishte publiku vetëm një kandidat dhe as ai kandidat nuk i kishte plotësu kushtet dhe do të duhej të jenë se paku dy kandidat për një pozitë”, tha ajo.

Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci, tha se me votim të fshehtë do të bëhet përzgjedhja e anëtarëve të Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut, (KOSTT).

“Komisioni funksional për ekonomi, i rekomandon Kuvendit që me votim të fshehtë ta zgjedh kryesuesin dhe 4 anëtar të ndërmarrjes publike KOSTT nga 12 kandidatët e propozuar”, tha Nagavci.

Me një votë kundër dhe shumicën absolute për, është formuar komisioni për zgjedhjen e anëtarëve të Bordit të KOSTT-it.

Deputetja nga Grupi Parlamentar i Lëvizës Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lia tha se me kërkesë të tyre, është bërë që barazia gjinore të respektohet në këtë rast.

“Duhet të gjithë ta marrim shënim që të pas mriatimit të ligjit për barazi gjinore në ndërmarrje publike dhe ligjit për shoqëri tregtare, sot do të votohet me lista të ndara për tu garantuar barazia ligjore në një ndërmarrje, shoqëri aksionare KOSTT. Sot do të votojmë dhe të sigruohemi të gjithë bashkë, në dy kuti të ndara që gratë janë të përfaqësuesa në një ndërmarrje strategjike për sektorin e energjisë në Kosovë”, tha ajo.

Votimi për bordin e drejtorëve të KOSTT-it është bërë me votim të fshehtë, ndërsa në panelin zgjedhor janë caktuar: Salih Zyba nga LVV-ja, Ilir Tasholli nga LDK-ja, nga PDK-ja është propozuar deputeti Sejdi Hoxha, nga AAK-ja deputetja Teuta Haxhiu, nga Lista Serbe Branislav Nikoliq, nga 6+ është propozuar Fidan Hilta.

KALLXO.com e ka monitoruar konkursin për anëtarë të bordit të KOSTT-it duke konstatuar parregullsi, meqë procesi i vlerësimit të kandidatëve ishte bërë në mënyrë jotransparente. Përveç kësaj koha e intervistimit kishte qenë shumë e shkurt, ndërsa kandidatëve nuk u janë bërë pyetjet e njëjta.

Konkursi me probleme, vlerësimi ‘sekret’ për kandidatët për bord të KOSTT-it