Zgjedhen asistentët e Fakultetit të Mjekësisë

Senati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” në mbledhjen e së enjtes ka zgjedhur asistentët e Fakultetit të Mjekësisë që kishin mbetur pa u votuar.

Në Fakultetin e Mjekësisë u zgjedh Bernard Tahir Begolli, Rajmonda Nabllani,Gentian Hoxha, Rina Taparshiku, Arsim Behramaj, Berat Krasniqi, Lindita Ibrahimi, Vjollca Zejnullahu, Pranvera Zejnullahu, Flaka Pasha, dhe Nora Aliu.

Këta asistentë u emëruan në bazë të   konkursit të datës 22 tetor 2019.

UP-ja kishte hapur konkurs me 22 tetor të vitit 2019 për emërimin, riemërimin dhe avancimin e personelit akademik.

Kandidatët që kanë konkurruar për asistentë, lektorë dhe korepetitorë është dashur të sjellin certifikatën e notave të studimeve baçelor dhe master.

Kurse kriteret për emërimin në këtë pozitë janë të rregulluara me rregulloren e UP-së të 1 tetor 2019.