Zgjatet orari i gastronomisë, të premten dhe të shtunën lejohen të punojnë deri në mesnatë

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar masat e reja për COVID-19.

Sipas masave të reja është shtyrë orari i punës për gastronominë për ditën e premte dhe të shtunë.

Në këto dy ditë, gastronomët janë lejuar të ushtrojnë veprimtarinë e tyre deri në ora 24:00, ndërsa ditëve të tjera deri në ora 23:00.

“Shërbimet e gastronomisë lejohen të zhvillojnë aktivitetin  tyre nga ora 05:00 deri në ora 23:00, përveç ditëve të premte dhe të shtune, për të cilën lejohet zgjatja e orarit për një ora, nga ora 05:00 deri në ora 00:00”, thuhet në masat e reja.