Zëvendësprokurori kroat: Shoferi deklaroi se e zuri gjumi për një moment

Zëvendësi i Prokurorit Komunal të Kroacisë, Slavko Pranjiç, pas një hetimi në vendin e ngjarjes ka folur për mediat kroate, duke thënë se dyshimet e para janë se shoferin e autobusit e ka zënë gjumi për një moment.

“Shoferi u arrestua nën dyshimin për drejtimin e një automjeti në mënyrë të papërshtatshme, ai nuk e përdori shiritin e trafikut, por kishte një ulje. Ne nuk mund të flasim për shkaqet e uljes. Ai deklaroi se e zuri gjumi për një moment, por ne do ta përcaktojmë atë më vonë, tha Pranjiç, raporton media kroate dnevnik.hr.

Dhjetë persona kanë mbetur të vdekur e mbi 40 të tjerë  të lënduar në aksidentin e një autobusi nga Kosova në Kroaci.

Aksidenti që ka ndodhur afër Sllavonski Brodit po udhëtonte nga Frankfurti drejt Prishtinës i mbushur me udhëtarë kosovarë që vinin drejt Kosovës për pushime.

Autoritetet kroate kanë njoftuar se 15 persona janë në gjendje të rëndë ndërsa katër janë operuar.

Dy vëllëzër suharekas nisen nga Zagrebi për të ndihmuar të aksidentuarit