Zëvendësministri Sadiku: Dita e 20-të pa asnjë rast pozitiv në karantinën në Qendrën e Studentëve

Zëvendësministri në detyrë i Shëndetësisë, Izet Sadiku, ka bërë të ditur se sot është dita e 20-të që nuk ka pasur asnjë rast pozitiv të të testuarve në karantinë, në Qendrën e Studentëve.

Sadiku po ashtu ka bërë të ditur se deri më tash në këtë karantinë janë testuar 850 persona.

“Shenjë se jemi në rrugë të mirë për menaxhimin e Pandemisë COVID 19. Sot është dita e 20 që nuk kemi asnjë rast pozitiv të të testuarëve në Karantinë në Qendrën e studentëve ku deri më tani 850 raste janë testuar”, ka shkruar Sadiku në ‘Facebook’.

Kurse ditën e sotme nga 250 mostra të marra, 10 prej tyre kanë dalë pozitiv me COVID-19, ndërsa 31 të tjerë janë shëruar.

Në total në Kosovë deri më tani janë 790 raste, 232 të shëruar dhe 22 të vdekur.

10 raste të reja me coronavirus në Kosovë dhe 31 të shëruar