Zëvendësministri Rexhaj: Shkollat nuk janë vatër e infektimeve

Në emisionin ‘Kallxo Pernime’ zëvendësministri i Arsimit, Xhavit Rexhaj, ka bërë të ditur se përqindja e infektimit në shkolla është rreth 17%.

“Shkollat nuk janë vatër e përhapjes së  infektimeve, përkundrazi shkolla është prej vendeve më të kontrolluara. Mesatarja nxënës mësimdhënës është 17% e infektimit me COVID-19, mesatarja më e lartë është tek mësimdhënësit”, ka thënë Rexhaj.

Tutje, ai ka treguar se në tërë Kosovën janë shtatë ose tetë shkolla të cilat janë duke zhvilluar mësimin në distancë, sipas skenarit C.

“Në skenarin C kanë qenë shtatë ose tetë, ndërsa shkolla me skenarin B dhe tjerat e skenarin A”, është shprehur Rexhaj.

Sot MASh-i ka mbajtur një takim konsultativ me Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Ministrisë së Shëndetësisë, Sindikatën e Bashkuar të Arsimi në Kosovë dhe Këshillin e Prindërve, në të cilin kanë diskutuar mundësin e pushimit njëjavor për nxënësit dhe mësimdhënësit, duke filluar nga data 22 mars.

Për shkak të rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 në Kosovë.

Në anën tjetër, Këshilli i Prindërve të Kosovës është shprehur kundër propozimeve të Ministrisë së Arsimit për pushim njëjavor dhe mundësisë së fillimit të mësimit online.

Numri total i rasteve pozitive është 78.380 raste nga 362.186 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.723 raste të vdekjes në vend.