Ilustrim

Zëvendësministri i Shëndetësisë së Iranit infektohet me coronavirus

Zëvendësministri i Shëndetësisë së Iranit ka rezultuar pozitiv në testin e kryer për coronavirus, raporton The Independent.

Iraj Harichi është infektuar me këtë sëmundje, e njohur edhe si Covid-19, dhe është vendosur në karantinë, tha një zyrtar i kësaj ministrie për televizionin shtetëror të Iranit.

Numri i vdekjeve në Iran ka shkuar në 16 këtë të martë.