Zëvendësministri i Arsimit tregon për mësimin nga distanca për komunitetet

Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Enis Kevran, ka treguar për realizimin e video-ligjëratave të mësimit nga distanca për komunitetet.

“Java e dytë që kemi filluar me realizimin e mësimeve turqisht për klasat 1 deri në 5, gjuhë amtare dhe matematikë. Këtë javë kemi bërë klasën 6 deri në 9 dhe prej javës tjetër do të fillojmë më gjuhën boshnjake”, tha Kevran në emisionin “Jeta në Kosovë”.