Zëvendësministrat e LDK-së, Florian Dushi emërohet në Ministrinë e Drejtësisë

Florian Dushi është emëruar zëvendësministër në ministrinë e Drejtësië. Këtë e ka bërë të ditur vetë Dushi përmes një njoftimi në rrjetin social ‘Facebook’.

Dushi ka shkruar se në këtë post është emëruar pas aprovimit nga kryetari, kryesia dhe nga ana e kryeministrit Hoti.

“Prandaj, unë edhe më tutje mbetem pranë qëndrimit se, ndërtimi i Shtetit të së drejtës, mbetet kryesfidë për institucionet e Republikës së Kosovës dhe për të gjithë ata që vendin duan ta shohin të zhvilluar e të integruar në institucionet ndërkombëtare”, ka shkruar Dushi.

Po ashtu, sot edhe kryetari i degës së LDK-së në Ferizaj, Muharrem Sfarqa është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Sfarqa në rrjetin social “Facebook”.

Muharrem Sfarqa emërohet zv/ministër i Ekonomisë dhe Ambientit