Zëvendëskryeministrja Rexhepi dhe ministri Damka shkelin masat kundër COVID-19

Zevendëskryeministrja e Kosovës, Emilia Rexhepi, së bashku me ministrin e Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, gjatë ditës së djeshme janë parë duke qëndruar në ambiente të një kafiterie.

Vendimet e Qeverisë së Kosovës për parandalimin e pandemisë së COVID-19 ndalojnë qëndrimin në ambiente të brendshme të gastronomisë.

Në një fotografi të siguruar nga KALLXO.com shihet zëvendëskryeministrja Rexhepi dhe ministri Damka duke qëndruar ulur në një kafiteri.

Në një prononcim për KALLXO.com ministri Damka ka thënë se nuk kanë qenë duke pirë ose ngrënë por vetëm po prisnin rregullimin e një telefoni në një dyqan aty ngjitur.

“Ky lokal është bashkë me mobil shop, mundeni me verifiku. As nuk e kemi pi asnjë send, veç kemi pritë deri t’i vendoset telefonit folia”, ka thënë ai.