Goran Rakiq - Foto: Rtv21

Goran Rakiq me dy gra zëvendësministre në kabinet

Goran Rakiq nga Lista  Serbe është emëruar në postin e zëvendëskryeministrit në Qeverinë e Udhëhequr nga Avdullah Hoti.

Përveq postit të zëvendëskryeministrit, Rakiq është emëruar edhe ministër i Ministrisë së Pushtetit Lokal.

Në kuadër të kabinetit të Rakiq, në postin e zëvendësministrit nuk është emëruar asnjë burrë, pasi që janë emëruar dy gra zëvendësministre.

Sipas një dokumenti të siguruar nga KALLXO.com, shihet se në postin e zëvendësministrit janë emëruar Fatbardha Emini nga Lidhja Demokratike e Kosovës, dhe Magbule Shkodra nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

KALLXO.com ka raportuar për numrin e vogël të grave të emëruara në postin e zëvendësministres në Qeverinë Hoti.

Qeveria e burrave, nga 46 zëvendësministra vetëm tetë gra të emëruara