Zëvendëskryeministri kërkon të shqyrtohet zgjatja e orarit për gastronominë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri tha se ka kërkuar nga qeveria përmes një shkrese që të shihet mundësia e hapjes më të gjerë të gastronomisë dhe orarit të veprimtarisë së tyre.

“Sa i përket gastronomisë, si qeveri i kemi marrë të gjitha masat me pamundësinë me hap këtë pjesë të ekonomisë që është zingjirore dhe kanë ndikim shumë të madh. Kam adresuar shkresë zyrtare në qeveri me i pa kërkesat që i adresuat sot”, tha Tahiri sot në Kuvend.

“Presim prej Institutit, që nëse vlerëson që dy orë janë kaq problematike të na jap një evidencë empirike”, shtoi ai.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Ilir Tasholli ka kritikuar vendimin e Qeverisë Hoti për kufizimin e orarit të punës së lokaleve të gastronomisë.

Tasholli në seancën e sotme ka kërkuar nga institucionet e vendit që të zgjatet ky orar deri në 23:00, pasi që sipas tij, mbyllja në orën 21:00 po ndikon në rritjen e numrit të papunëve në vend.

Sipas vendimit të qeverisë për masat ndaj COVID-19, gastronomia mund të punojë vetëm deri në orën 21:00.

Deputeti i LDK-së kritikon masat e Qeverisë, kërkon zgjatjen e orarit për lokalet e gastronomisë