Zëvendëskryeministri i Luksemburgut qëndron për vizitë në Kosovë

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Shkëmbimit Tregtar dhe Bashkëpunimit e Veprimit Humanitar të Luksemburgut, Xavier Bettel do të qëndrojë për vizitë në Kosovë.

Ai të hënën (04.11.2024) pritet të takojë përfaqësues të institucioneve të Kosovës.

Në orën 12:40 zëvendëskryeministrja dhe ministrja Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla do të takojë homologun e tij, Xavier Bettel. Sipas njoftimit, pas takimit do të mbahet konferencë për media në objektin e MPJD-së.

Kurse zyrtari nga Luksemburgu, nga ora 13:55 do të takohet edhe me zëvendskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi.

Sipas njoftimit të qeverisë, këta dy të fundit do të nënshkruajnë një memorandum mirëkuptimi mes dy vendeve.

Pas takimit do të mbahet konferencë e përbashkët për media, theksohet në njoftim.

Të hënën pasdite, nga ora 15:20, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po ashtu do të pres në takim zëvendëskryeministrin dhe diplomatin nga Luksemburgu, Xavier Bettel.