Foto: KALLXO.com
Zëvendëskryeministri i Luksemburgut përgjigjet me metaforë kur pyetet se pse nuk po hiqen masat ndaj Kosovës
Zëvedëndëskryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel, në pyetjen e KALLXO.com se pse nuk Bashkimi Europian nuk po i heq masat ndaj Kosovës, tha se “Luksemburgu po investon me para të taksapaguesve të vetë, për shkak se i beson Kosovës”.
Bettel nuk u përgjigj direkt se pse nuk po hiqen masat, por tha se Kosovës i beson dhe për këtë arsye investon në të, e që besohet se gjithsej 100 milionë euro ka investuar Luksemburgu në Kosovë ndër vite.
“Jam këtu të ju them të besoni se nuk do të nënshkruaja marrëveshje këtu nëse do ishte gabim. Sepse nuk janë paratë e mia, por të taksapaguesve të mi. Kur i marr paratë e tyre deh them që është rëndësishme që të investojmë këtu, është se ju besojmë. E dini që BE-ja është çështje kohe, por për momentin situata e ka bërë të vështirë që të mbështetet javën e kaluar”- u përgjigj ai gjatë vizitës në Kosovë, më 04.11.2024.
Bettel qëndroi në Kosovë për të nënshkruar memorandumin që si rezultat i tij Kosova përfiton 25 milionë euro si mbështetje në sektorin privat, me theks të veçantë në inovacion.
Përmes projekteve të ndryshme financiare Luksemburgu deri më tani ka investuar rreth 100 milionë euro në Republikën e Kosovës, duke kontribuar kështu në zhvillimin dhe progresin tonë ekonomik dhe shoqërorm tha zv.kryeministrit Besnik Bislimi për media.
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka thënë që Kosova ka ende punë në mënyrë që shtetet shtetet anëtare të BE-së të vijnë në përfundim për heqjen e masave ndaj Kosovës.
Von der Leyen kështu tha në një konferencë të përbashkët presidenten Vjosa Osmani në Prishtinë, ku qëndroi për vizitë zyrtare më 26.10.2024.
“Është shumë e rëndësishme të punojmë së bashku, dhe ne kemi mirëpritur hapjen e kufirit dhe avancimin në CEFTA dhe pas kësaj duhet të punojmë për hapa të mëtejshëm që të arrijmë në një pikë ku mund të hiqen masat dhe kjo do të ndihmojë të binden shtetet anëtare. Pasi siç e dini të gjitha shtetet anëtare duhet të jenë dakord për heqjen e masave”- tha Von der Leyen më 26.10.2024.
Tash e 16 muaj, kudo që shkojnë në takime përfaqësuesit shtetëror të Kosovës kërkojnë nga partnerët e shteteve respektive që vendit t’i hiqen masat e vëna nga Bashkimi Europian. Ndonëse kanë mbetur pak më shumë se dy muaj deri në përfundim të këtij viti kalendarik, shtetet e Bashkimit Europian ende nuk e kanë një qëndrim unik rreth heqjes së tyre. Masat ndëshkuese u aplikuan në qershor të vitit 2023, e shpresat që ato të hiqeshin sivjet ishin të mëdha në Kosovë.
Se kur pritet që këto masa të hiqen përfundimisht, Komisioni Europian nuk ka një përgjigje konkrete, përveç asaj se “diskutimet po vazhdojnë”.
“Diskutimet për heqjen e masave për Kosovën vazhdojnë mes shteteve anëtare në Këshill”- thotë zëdhënësi i Komisionit Europian, Peter Stano, në një përgjigje për KALLXO.com, më 24.10.2024.
Në muajin qershor 2024, kryediplomati i Bashkimit Europian, Josep Borrell, ua kishte dorëzuar vendeve anëtare të BE-së raportin lidhur me masat që i janë vënë Kosovës. Në raport është bërë ishte vlerësimi nëse duhet hequr masat ndaj Kosovës, të vëna për shkak të tensionimit të situatës në veri të vendit në maj dhe qershor të vitit 2023.
Masat ndaj Kosovës ishin vendosur si përgjigje ndaj përshkallëzimit të situatës së sigurisë në veri të Kosovës, kur kryetarët e rinj nisën punën e tyre në komunat në veri, pas zgjedhjeve që u bojkotuan nga serbët lokalë.
Ndër masat e BE-së është edhe suspendimi i përkohësshëm i punës së trupave të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit.
Masat tjera janë suspendimi i programimit të fondeve për Kosovën në kuadër të IPA 2024 (Fondet e Para-Anëtarësimit).