Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Zëvendëskryeministri Bislimi për vizitë zyrtare në Çeki

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka udhëtuar për në Pragë në Republikën Çeke.

Sipas njoftimit të Qeverisë, gjatë ditës së sotme Bislimi do të ketë takim me ministrin për Punë Evropiane të Republikës së Çekisë, Mikulas Bek, zëvendësministrin për Punë Evropiane dhe këshilltar i Kryeministrit të Republikës së Çekisë për Politika të Jashtme dhe të Sigurisë Tomas Pojar.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe Arbërie Nagavcin, ministre e Arsimit, dje kanë vizituar Luginën e Preshevës.