Zëvendësiministri i arsimit propozon pushim njëjavor për shkollat, IKShPK sygjeron pushim dyjavor

Komiteti për Koordinim dhe Vlerësim të Situatës Epidemiologjike sot ka mbajtur takimin e radhës për të marrë vendime se si të shkohet më tutje për ballafaqim me pandemisë SARS-CoV-2.

Zëvendësministri i Arsimit, Xhavit Rexhaj, në këtë takim propozuar që të shkohet në pushim njëjavor, duke llogaritur edhe vikendet edhe pse Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka sugjeruar që të gjitha shkollat në vend të shkojnë në pushim për dy javë.

“Në kuadër të vlerësimit të fundit kemi marr një kërkesë nga IKShPK të lejohen dy javë ditë pushim në sistemin e arsimit në mënyrë që të luftojmë këtë trend të ngritjes edhe në sektorin e arsimit dhe në përgjithësi. Kemi dalë në një propozim 1 plus 1 në reagim të kërkesës së IKShPK-së, në mënyrë që nxënësit të shkojnë në një pushim 1 javor që i bie 9 ditë dhe në fund të javës të bëhet një vlerësim epidemiologjike dhe të vendoset nga autoritetet si të shkohet më tutje”, propozoi ai.

Tutje, ai ka potencuar se “në këtë kohë i kemi 730 shkolla në skenar A, në prani fizike në shkolla, 40 në B, mësim i kombinuar, dhe 12 online sipas rekomandimet te IShPK-së”.

Kujtojmë se për shkak të situatës epidemiologjike në vend mësimi mbahet me orar të shkurtuar në të gjitha shkollat e Kosovës.

Viti i ekranit dhe mësimit të lënë në gjysmë