Foto: SHKK

Zëvendësdrejtori i Shërbimit Korrektues takohet me Atashejen e ICITAP

Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sami Gashi, priti në takim Atashejen e ICITAP-it pranë Ambasadës Amerikane në Kosovë, Kimberly Riffe, me të cilën diskutuan lidhur me vazhdimin e bashkëpunimit mes të dyja institucioneve.

Në komunikatën e SHKK-së thuhet se Gashi e njoftoi Atashejen, Riffe, për planet dhe të arriturat e SHKK-së dhe po ashtu e ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme që Qeveria Amerikane po i jep SHKK-së përmes ICITAP.

“Gjatë takimit, Riffe, tha se ICITAP do të vazhdoi ta mbështes fuqishëm zhvillimin e SHKK-së në të gjitha fushat, veçanërisht në ngritjen e kapaciteteve profesionale të stafit”, thuhet në komunikatë.

Tutje është njoftuar se Ambasada Amerikane, specifikisht ICITAP dhe INL përmes donacioneve dhe trajnimeve të ndryshme ka mbështetur dhe po vazhdon ta mbështes zhvillimin e SHKK-së në të gjitha fushat, me synim ndërtimin e një sistemi të vetqëndrueshëm, të sigurt dhe të pavarur.