Barikadat ne veri

Barikadat në veri, 4 janar 2023 Foto - Afrim Ejupi

Zëvendësdrejtori i Policisë në veri jep detaje në lidhje me bastisjet e djeshme në Banjskë e Llozishtë

Në Veri të vendit të enjten ishin zhvilluar dy bastisje nga Policia e Kosovës që ndërlidhen me hetimet për  barrikadat e vendosura në vitin 2022.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës- Veri, Veton Elshani ka dhënë detaje në lidhje me këto bastisje, duke treguar që Drejtoria Kundër Krimeve të Rënda në Prishtinë i ka zhvilluar këto bastisje në dy lokacione të ndryshme: një në Banjskë dhe një në fshatin Llozishtë, rruga për Leposaviq në anën e majtë.

“Ne kemi ofru asistencë, bastisjet janë kryer, nuk ka pasur të arrestuar. Janë konfiskuar disa prova që ka mundësi të lidhen me barrikadat e vitit 2022, mirëpo nuk kemi mundësi me thanë çfarë provash janë këto se nuk e dimë”- tha Elshani në pyetjet e gazetarëve gjatë qëndrimit në komunat e veriu, në të cilat sot po bëhet nënshkrimi i peticioneve për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë, Izmir Zeqiri dhe Ilir Peci.

Elshani shtoi që njëherë nuk janë njoftuar nëse do të ketë bastisje të tjera “por nëse ka nevojë për asistencën tonë ne jemi të gatshëm.”

Sipas Elshanit, probleme nuk ka dhe prej sulmit të 24 shtatorit në Banjskë, ky fshat ka ndryshuar shumë pasi që sipas tij qytetarët e kanë kuptuar që Policia do e kryejë punën e vetë.

“Ma mirë është mu kry qysh duhet se me pas probleme, nëse ka probleme merremi me to, nuk ka asgjë të jashtëzakonshme”- tha ai.

Në vitin 2022, për tri javë me radhë disa nga rrugët e veriut ishin bllokuar nga automjete të rënda.

Barrikadat ishin vendosur pas arrestimit të ish-zyrtarit policor serb, Dejan Pantiq, i cili dyshohet se ka kryer vepra penale terroriste.

Pantiq dyshohet se më 6 dhjetor 2022 ka organizuar sulmet që ndodhën në zyrat e Komisionit Komunal Zgjedhor në Mitrovicën e Veriore.

Bastisje në veri, kanë të bëjnë me barrikadat e vitit 2022

 

Bastisje në veri, kanë të bëjnë me barrikadat e vitit 2022