Stacioni i trenit në Fushë Kosovë. FOTO: REL

Zero transport të mallrave, ndërsa udhëtimin me tren e shfrytëzuan mbi 6500 qytetarë

Ndonëse në janarin e vitit 2022, me tren u transportuan tonelata të mallrave, krejtësisht e kundërta ndodhi në muajin janar të këtij viti. Në anën tjetër, numri i pasagjerëve të cilët e përdorën këtë mjet transportit për të udhëtuar, shënoi rritje.

“Në muajin Janar 2023 numri i udhëtarëve ishte 6,505 apo 55.70% më shumë së në periudhën e njëjte të vitit të kaluar, ndërsa sasia e mallrave të transportuar në neto tonë ishte 0”-thuhet në publikimin e ASK-së.

Burimi: Agjencia e Statistikave të Kosovës [ASK]
Burimi: Agjencia e Statistikave të Kosovës [ASK]
Në bazë të këtyre të dhënave, numri i qytetarëve që zgjodhën transportin me tren, del të jetë për 2,327 më i lartë.

Këto të dhëna u bënë të ditura nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ku publikon për herë të parë “Statistikat e Transportit dhe Telekomunikimit” në baza mujore, për muajin janar 2023, me të dhëna mbi Transportin Ajror, Hekurudhor, Rrugor dhe Telekomunikimin.

Burimet e të dhënave sipas ASK-së, janë administrative ku dhënësit e informatave janë Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari “ – LIMAC, Hekurudhat e Kosovës TRAINKOS Sh. A, RAILTRANS ShPK ARKEP- Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, ARC – Agjencia për Regjistrim Civil [Departamenti për Regjistrimin e Automjeteve të Kosovës], Ministria e Infrastrukturës [Drejtoria për rrugë].