Zemaj zotohet se vaksinat anti- COVID vijnë në shkurt

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj, në një konferencë para mediave potencoi se vaksinat anti – COVID do të vijnë në Kosovë në muajin shkurt.

“Përgatitjet teknike janë në realizim është miratuar dhe hartuar praktikisht strategjia e imunizimit procesi i vaksinimit do të fillojë sipas dinamikës dhe sigurimit të saj ashtu siç po pretendojnë vendet e rajonit dhe vendet evropiane”, potencoi ai.

Në pyetjen e gazetares se a do të vijnë vaksinat në muajin shkurt, ministri u përgjigj shkurt “sigurisht”.

Kohën e arritjes së vaksinave në Kosovë, Zemaj e pati paralajmëruar edhe në fillim të muajit janar.

“Gjatë kësaj jave MSH dhe kompania Pfizer do të finalizoj marrëveshjen dhe në muajin shkurt do të filloj vaksinimin. Me qëllim të vaksinimit të suksesshëm instituti ka përcaktuar edhe grupet për vaksinim, të gjithë qytetarët që duhet të vaksinohen do të vaksinohen dhe tanimë kjo është e siguruar, vaksina do të jepen falas për popullatën”, pati thënë Zemaj.

Kujtojmë se në Kosovë kanë arritur frigoriferët për mirëmbajtje të vaksinave anti- COVID.

Personeli shëndetësorë dhe moshat mbi 65 vjeç janë të parët që pritet të vaksinohen.

Kush janë personat e parë që do e marrin vaksinën anti-COVID-19 në Kosovë?