Armend Zemaj. Foto: Urim Krasniqi/Kallxo.com

Zemaj: Vaksinat e gripit sezonal janë shpërndarë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha sot se vaksinat për gripin sezonal janë shpërndarë.

Sipas tij, numri i këtyre vaksinave është dyfishuar më shumë sesa vitin e kaluar.

“Shpresojmë dhe besojmë që do të ndikojnë në imunizimin e grupeve të rrezikuara. Janë 160 mijë e 500 vaksina që kanë fillu të shpërndahen dhe 50 mijë tjera veç janë të siguruara”, tha Zemaj.

Zemaj ka garantuar se asnjë pacient në Republikën e Kosovës nuk është në mungesë të trajtimit.

Zemaj tha se ato cka i kanë premtuar janë realizuar.

Sa i përket testimit për Covid – 19 Zemaj tha se kapacitetet testuese janë 4 fishuar dhe këtë javë sipas tij do të 10 fishohen sipas nevojave që i ka Kosova.

“Vetëm për 12 ditë kemi bërë teste sa 92 ditë që ju keni qenë në pushtet”, iu drejtua Vetëvendosjes..