Zemaj u shkruan COVAX-it e misioneve diplomatike, ankohet pse nuk erdhën vaksinat anti-COVID-19 më 17 mars

Ministria e Shëndetësisë përmes një komunikate ka njoftuar për letrën e ministrit në detyrë të Shëndetësisë dërguar mekanizimit COVAX, misioneve të ndryshme diplomatike e përfaqësuesve të ambasadave të shteteve të “Quint”-it në Kosovë.

“Në kuadër të bashkëpunimit me COVAX, Ministria e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës ka bërë përpjekje maksimale për të përmbushë të gjitha kërkesat e paraqitura nga COVAX, duke ju përmbajtur afateve të dhëna; dhe konsiderojmë se kemi arritur qëllimin që të jemi maksimalisht korrekt me afatet, llojin dhe cilësinë e dokumentacionit të kërkuar, që nga fillimi, përkatësisht Pjesa A e Kërkesës për Vaksina (Aplikacionit)”, thuhet në letër.

Tutje, në letër ëshët bërë e ditur se MSh-ja ka pranuar një letër nga Aurélia Nguyen, drejtor menaxhues i Zyrës së Facilitetit COVAX.

“Në vijim jemi informuar se sasia e parë e vaksinës AstraZeneca për Kosovën do të jetë e gatshme për transport më 17 Mars, ndërsa pjesa tjetër me 17 Prill 2021. Fatkeqësisht, deri më sot nuk kemi asnjë informacion për shkakun e vonesës dhe kohën e arritjes së vaksinave në Kosovë!”, është bërë e ditur ne letrën e Zemajt.