COVID-19

Zemaj thotë se ka mungesë të testeve për COVID-19

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se në dy ditët e fundit Kosova po përballet me mungesë të testeve për COVID-19.

“Vetëm dy ditët e fundit nga Institutii Kombëtar i Shëndetësisë Publike, informacioni i saktë është që mungojnë testet në masë të madhe. Kjo ka qenë shqetësuese për mua”, tha Zemaj.

Ministri shtoi se nga diaspora e Kosovës do të sigurohen 12 mijë teste dhe do të dorëzohen në IKShPK.

“Sot përmes atyre të cilëve ju shkon edhe falënderimi i madh diasporës, do të sigurohen diku 12 mijë teste dhe do të dorëzohen në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike. Do të vazhdojmë më mbikëqyrjen dhe shpërndarjen e tyre”, tha ministri.