Zemaj takon ministren e Shëndetësisë së Shqipërisë, diskutojnë për pandeminë

Ministri i Shëndetësisë  Armend Zemaj së bashku me drejtorin e IKShPK-së, Naser Ramadanin sot kanë takuar në Tiranë ministren e Shëndetësisë të Republikës së Shqipërisë, Ogerta Manastirliu.

Në takimin e dy ministrave në Tiranë është biseduar për koordinimin e veprimeve midis dy shteteve në fushën e menaxhimit të pandemisë COVID-19 dhe aspekte të tjera të bashkëpunimit midis dy ministrive respektive në shëndetësi.

Ata kanë vlerësuar situatën në dy shtetet sa i përket pandemisë dhe kanë këmbyer ide rreth përkrahjes reciproke në ballafaqim me pandeminë.