Zemaj takohet me Bordin e ShSKUK-së: Secili anëtar i Bordit e ka të qartë punën dhe përgjegjësinë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj gjatë ditës së sotme është takuar me Bordin e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK) dhe me ushtruesin e detyrës së drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK.

Sipas Zemajt, në këtë takim është njohur me përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive të përcaktuara me Statutin e ShSKUK-së.

“Secili anëtar i Bordit e ka të qartë punën dhe përgjegjësinë, kërkoj nga të gjithë përqendrim e përkushtim, në mënyrë që ShSKUK-ja të jetë efikase sipas mandatit dhe në shërbim të qytetarëve”, ka shkruar Zemaj në ‘Facebook’.

Sipas tij, tash në kohën e pandemisë duhet të ketë veprime konkrete rreth menaxhimit në sistemin shëndetësor.