Zemaj: Qeveria Kurti nuk ka aftësi për të menaxhuar sektorin e shëndetësisë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka kritikuar Qeverinë Kurti lidhur me gjendjen në sektorin e shëndetësisë në Kosovë.

Zemaj ka thënë se qeveria aktuale nuk ka vizion, plan e as aftësi për të menaxhuar sektorin e shëndetësisë.

“Qeveria Kurti s’ka vizion, s’ka plan dhe është tregu se nuk as aftësi për menaxhimin me sektorin e shëndetësisë. Një ministër e ka larguar në pikun e pandemisë verore që të fitojë pushtet. Pastaj Kurti caktoi një ministër që dukej se nuk kishte njohuri bazike të realitetit në Kosovë”- ka thënë Zemaj.

Ish ministri i shëndetësisë në Qeverinë Mustafa, ka thënë se është ‘faqja e zezë’ të ketë tendenca për mbulimin e dështimeve në këtë sektor.

“Tendenca për të mbuluar çdo dështim por edhe për të insistuar në diçka e cila ka qenë problematike në Kosovë dhe tash qe tri vite të udhëheqjes së kësaj qeverie, në kuptimin e plotë të mandateve si ministër i shëndetësisë, po shprehem në gjuhën popullore është ‘faqja e zezë’ me u mundu me mbulu atë që po ndodhë në këtë sektor”- ka shtuar Zemaj.

Ai tutje ka thënë se deri më tani nuk ka pasur ndonjë lëvizje për krijimin e fondit për sigurime shëndetësore, dhe për Sistemin Informativ Shëndetësor.

“Kosova po përballet me largim të profesionistëve shëndetësorë. 550 mjekë e kanë lëshuar Kosovën këto dy vite pa përfshirë ata qe kanë kaluar nga publiku ne privat. Është fakt i pamohueshëm që ka pasur keq menaxhim e keqpërdorim në sektorin e shëndetësisë. Dhe është një adresë e prokurorisë ku duhet të adresohen”- ka thënë Zemaj.