Zemaj prezanton projektin e Spitalit të Podujevës në prag të zgjedhjeve për kryetar

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemja, sot ka vizituar komunën e Podujevës, në këtë takim u shoqërua nga kryetari aktual i Podujevës, Nexhmi Rudarin.

Zemaj përmes një shkrimi në facebook ka njoftuar se gjatë këtij takimi kanë prezantuar projektin për ndërtimin e Spitalit të Podujevës, vlera e të cilit do të jetë mbi 9 milionë euro.

Me ndërtimi e Spitalit qytetarët e Podujevës do të kenë mundësin të marrin shërbime Diagnostika (Laboratorët dhe Radiologjia), Ambulancat Specialistike, Shërbimi Emergjent, Mjekësia Interne, Kirurgji, Ortopedi, Gjinekologji dhe Neonatologji.

Njoftimi i plotë:

Gjatë takimit me kryetarin e Podujevës, z. Nexhmi Rudarin dhe me shtabin komunal emergjent, kemi diskutuar për situatën epidemiologjike dhe menaxhimin e saj.

Përderisa kemi 537 raste aktive, vazhdohet mobilizim edhe më i madh që lakorja e infeksioneve të ketë ulje.

Gjatë takimit, kemi prezantuar edhe projektin për ndërtimin e Spitalit të Podujevës. Vlera e projektit është mbi 9 milionë euro.

Qytetarët e Podujevës, përmes këtij spitali do të marrin shërbime si: Diagnostika (Laboratorët dhe Radiologjia), Ambulancat Specialistike, Shërbimi Emergjent, Mjekësia Interne, Kirurgji, Ortopedi, Gjinekologji dhe Neonatologji.

Virusin e kemi ende prezent, angazhimi i të gjithëve, kryetarët e komunave, shtabet emergjente, task forcat nëpër shkolla, Policia e Kosovës, inspektoratet, janë esenciale për ta fituar luftën ndaj Covid 19.

Bashkë ia dalim!