Armend Zemaj. Foto: Urim Krasniqi/Kallxo.com

Zemaj përmbledh 2020-tën: Kemi shënuar sukses në menaxhimin e pandemisë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në konferencën për fundvit, ka deklaruar se Kosova ka shënuar sukses në menaxhimin e pandemisë.

“Nuk mund të them që kemi arritur të gjithë ato që kemi synuar, por synimet tona kanë prodhuar sukses dhe kjo është në menaxhimin e pandemisë, në furnizimin me barna, me pajisje të reja për spitalet tona dhe sukseset tona janë më 1500 specializantë të rinj me punësimin e 575 punonjësve të rinj…”, ka deklaruar Zemaj.

Ai theksoi se shëndetësia duhet të jetë prioritet nacional me buxhet dinjitoz për qytetarët.

“Me mbikëqyrje strikte dhe zbatim të protokolleve ne këtë mund ta arrijmë. Ne kemi staf të jashtëzakonshme, staf të trajnuar dhe të arsimuar dhe të gjithë ata kanë më shumë vëmendje nga shteti ynë sepse ne I kemi demotivuar me vite për kushte elementare”, ka deklaruar Zemaj.

Ai theksoi se gjatë mandatit të tij si ministër janë punësuar edhe rreth 150 specializantë që ishin të pa punë dhe premtoi se asnjë specializantë s’do të mbetet i papunë.

Tutje Zemaj ka prezantuar punën e tij që nga marrja e mandatit si minstër.

Kujtojmë se rastet e para të coronavirusit në Kosovë janë shënuar në mars të vitit 2020 ndërsa momentalisht numri total i infektimeve kalon 50 mijë, ndërsa të vdekur nga COVID-19 janë 1.298 persona.