Zemaj për tubimin e LVV-së: Rrezik për përhapjen e një dergje të madhe nga virusi

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj po e kundërshton iden e tubimeve.

Ai në rrjetin social facebook, ka shkruar se: “Nëse organizohen tubime të qytetarëve, do të ishte pretekst të shkaktohej një dergje e madhe nga virusi”, është shprehur ai.

Ministri tutje ka shkruar se edhe Ambasada e ShBA-së po i kundërshton tubimet.

“Pardje, miqtë tanë të Ambasadës së ShBA-së dhanë paralajmërimin se: Tubimet në numra të mëdhenj mund të shndërrohen në super-ngjarje të përhapjes së COVID-19”, ka shkruar ai.

Ai tutje ka uruar që mos të kemi numër të të infketuarve sikurse në Milano të Iltalisë.

“Dashtë Zoti të mos përsëritet rasti i 19 shkurtit që ndodhi në stadiumin San Siro në Milano të Italisë, ku u infektuan me koronavirus 40,000 tifozët, si rezultat i kontakteve në mes tyre, të cilët e kishin ndjekur ndeshjen e futbollit Atalanta – Valencia”, është shprehur në fund.