Zemaj për pavarësinë e ShBA-së: Në politikë dhe në luftën kundër COVID-19 do të triumfojmë së bashku

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përvjetorin e pavarësisë.

Zemaj përmes një publikimi në Facebook ka shkruar se me Amerikën do të trimfojnë së bashku në politikë dhe në luftën kundër COVID-19.

“Atëbotë dhe tani mburojë për ne! Sot edhe në politikë dhe në luftën kundër Covid-19 do të triumfojmë se bashku. Përjetësisht mirënjohës për mbështetjen dhe ndihmën e dhënë! Urime Dita e Pavarësisë Amerikë!Happy Independence Day USA!”, thuhet në publikimin e ministrit.

Atëbotë dhe tani mburojë për ne!Sot edhe në politikë dhe në luftën kundër Covid-19 do të triumfojmë se…

Publiée par Armend Zemaj sur Samedi 4 juillet 2020

Deri më tani, sipas të dhënave zyrtare në Kosovë janë konfirmuar 3,178 persona të infektuar me coronavirus, janë shëruar 1,824 dhe kanë vdekur 58 pacientë.

Kurse, ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett është shprehur se sfidat e fundit e kanë treguar kreativitetin dhe aftësinë ripërtëritëse të popullit të Kosovës.

“Ka shumë më tepër për të bërë, edhe nga qytetarët e rëndomtë, për ta sjellë pandeminë nën kontroll. Por kam besim se me këmbëngulje, punë të zellshme dhe bashkëpunim përtej kufijve, do të triumfojmë ndaj virusit, siç kemi triumfuar ndaj armiqve të tjerë”, ka thënë mes tjerash ai.

Ambasada e SHBA-së feston virtualisht 4 korrikun, falënderon Kosovën për bashkëpunimin