Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Zemaj paralajmëron lehtësim të masave ndaj COVID-19

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka paralajmëruar lehtësim të masave për mbrojtje dhe parandalim të COVID-19.

Sipas Zemajt kjo do të bëhet për shkak se sipas statistikave të ECDC, Kosova radhitet e fundit në Rajon sa i përket përhapjes së infeksionit dhe vdekshmërisë.

Tutje Zemaj, ka ripërsëritur se Kosova ka menaxhim të  mirë të pandemisë.

“Në takimin e sotëm me Bordin Këshillëdhënës, kemi diskutuar për situatën epidemiologjike, duke parë mundësinë e lehtësimit të disa masave që janë në fuqi. Masat lehtësuese, do të jenë vlerësim për respektimin e masave nga qytetarët. Qytetarët me disiplinën e tyre si dhe të gjithë akterët relevantë që përballen me Covid 19, kanë dëshmuar se meritojnë falënderim dhe respekt”, ka shkruar Zemaj.