Deputeti Armend Zemaj - Foto: Facebook/ArmendZemaj

Zemaj nga Kuvendi kërkon respektim të rekomandimeve për shkak të pandemisë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka thënë se e respekton fjalorin e përdorur në Kuvendi, por u ka bërë thirrje deputetëve që të mos krijohet panik lidhur me situatën me pandeminë COVID-19.

Zemaj tutje është shprehur se qeveria e re nuk ka marrë asnjë masë tjetër lehtësuese më tepër se ato që i ka marrë qeveria paraprake.

“Me marrjen time të mandatit, më është adresuar edhe kërkesa personale për raportim para Kuvendit, pas dy ditëve të mia të punës dhe kjo më është dukur paradoksale, akoma pa e pranuar mirë detyrën e cila ishte lënë bosh për 24 orë”, tha Zemaj.

Minstri foli edhe për ardhjen e bashkatdhetarëve.

“Për dy ditë, në Kosovë janë futur 13 mijë qytetarë, hyrja e tyre me vendimin që të vetizolohen për 7 ditë ka qenë e pamundur të evidentohet dhe inspektohet”, tha ai.

Zemaj bëri thirrje që duke filluar nga Kuvendi të zbatohen rekomandimet për shkak të pandemisë.

Seanca e Kuvendit të Kosovës

Seanca e Kuvendit të Kosovës

Publiée par Kallxo.com sur Jeudi 11 juin 2020