Armend Zemaj. Foto: Urim Krasniqi/Kallxo.com

Zemaj: Nga 670 teste për COVID, 54 kanë rezultuar pozitive

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, edhe sot ka njoftuar për rezultatet 24 orëshe.

Zemaj, pas një vizite në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë ka njoftuar se sot nga 670 teste, 54 kanë rezultuar pozitive.

Në anën tjetër, ai ka treguar edhe për vizitën e tij në këtë institucion, së bashku me një grup mjekësh kardiologë.

“Gjatë bisedës me të moshuarit, sqarova se në vazhdimësi po përpiqemi të fuqizojmë kapacitetet tona të shëndetësisë, ngritjen e sasisë dhe cilësisë së shërbimeve, për të ofruar kontrolle dhe këshilla profesionale mjekësore për të gjithë. Bashkë po i gëzohemi faktit që Kosova edhe sot nuk ka asnjë rast të vdekjes së pacientëve nga Covid 19 si dhe një shifër relativisht të mirë sa i përket të të infektuarve me Covid 19, ku nga 670 teste, 54 kanë rezultuar pozitiv. Edhe ne si e tërë bota në pandemi dhe rreziku nga virusi Covid-19, pashmangshëm të rinjtë, e sidomos të moshuarit duhet pasur kujdes të shtuar, duke respektuar masat që parandalojmë përhapjen e virusit, që janë: vendosja e maskës, ruajtja e distancës, higjiena”, ka shkruar ai.